Bardhi: Protestuesit u rrëmbyen nga Proda, fituan lirinë në gjykatë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, sipas tij nga Ilir Proda, drejtori i Policisë së Shtetit.

Në një mesazh në Facebook Bardhi shkruan se Proda vepron me porosi të grupeve kriminale dhe rrëmbimi i protestuesve u bë vetëm se ata ngritën zërin.

“Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë.

Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me  për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Afera e vëllait të ministrit të Jashtëm/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ

Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë …