Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI, është Linda Rama.

Në një konferencë për mediat Berisha tha se, regjistrimi ambiental i publikuar prej tij rreth dy vite më parë nuk është përgënjeshtruar dhe se në të Meçe shprehet se kompania ABS-Solution i përket Armand Frangut dhe fitonte të gjitha tenderat.

Berisha: Siç e dini ju, pothuajse dy vite më parë, kam bërë publik informacion e regjistrimit ambiental të Geron Meçe, informacion që nuk është përgënjeshtruar kurrë, në të cilin Geron Meçe i thotë personit që i kishte shkuar për ti kërkuar ndihmë që të fitonte tender, i pohon këto që po them.

Së pari thotë, ABS-Solution, është e Armang Frangut. Sepse ajo fitonte të gjitha tenderat.

Dy, janë të regjistruara këto të gjitha, i pohon se, tenderat, fituesit në AKSH i përcakton Armand Frangu.

Tre, i thotë se Linda Rama është patronazhistja, e prokurimeve, të jem i sinqertë, nuk përmend Mirlinda Kaçanaj, se më kollaj e kam të them Mirlinda Kaçanajn, por Linda Rama.

Mirë bën që pyet, se mediat i fshehin këto, përpiqen që të krijojnë çdo gjë ti fshehin këto, i thotë Linda Rama, është si me thënë padronia e tenderave.
Prit, është më tutje.

Të gjitha këto dhe thuhet se, edhe regjistrimet e vetë zonjës Rama, në një dosje të cilën e ka patur prokurori Mara, prokurori i Prokurorisë Speciale, Mara.

Më tutje, është kërkuar dhe janë bërë përpjekje të asgjësojnë dosjen, siç kanë asgjësuar dosjen për vrasje të Taulant Ballës. Por në moment të fundit, është bërë e qartë se, dosja ekzistonte tjetër kund e plotë.

Kështu që dosja është në SPAK. Po! Këto janë. Por po të kesh kohë, futu dhe lexo për solution. Vetëm akti i fundit ju them ju, nuk ka akt më të turpshëm, më të shëmtuar.

Armand Frangu fiton tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro. A ka gjë më kriminale. Ku është inteligjenca artificiale në Shqipëri, pa më thoni mua. Po ajo është në çdo telefon apo Ipad si Chatgpt apo Deepseek, apo Genius. Është ajo, por tjetër kund këtu.

Deepseek kushton gjithsej 6 mln dollarë. Deepseek është chatgpt kineze.

Kurse Chatgpt e Edi Ramës, 75 mln euro. Dhe prandaj del ai me fitim 22 milionë herë më të madh se kapitali fillestar. Si mund mor të vjedhin kë të mënyrë dhe, ua thashë këtu para 4 ditësh. Edi Rama urdhëron në mos gaboj ditën e hënë, ministrinë e Financave ti disbursoj Armand Frangut 25 mln eurot e fundit, nga frika se mos po arrestohet dhe mbetet pa i marrë.

Po e vërtetë.

Është i verbuar mbas vjedhjes.

Për pyetjen e dytë, shko atje në SPAK po deshe për këtë pyetje se të japin ata përgjigje. Shko atje më mirë se ata janë kompetentë për këtë punë.

Po nga e shpika unë nga qielli, shko atje e merr përgjigje. Se me gazetarët duhet të bëjnë transparencë ata, absolutisht e domosdoshme, shumë e domosdoshme çdo gjë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qytetarët duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës është revolta e qëndrueshme dhe paqësore

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se, qytetarët duhet ta …