Ish-prokurori Eugen Beçi paralajmëroi se dosja e AKSHI-it është fillimi i zbulimit të shtetit paralel, ku krimi i organizuar dhe organet ligjzbatuese bashkëpunojnë.
Sipas tij, dosje të reja pritet të dalin në dritë nga SPAK, ku do të tregojnë shtetin e vërtetë paralel.
“Fatkeqësisht dosja e AKSHI-it është vetëm fillimi, do të ketë dosje të tjera që do të tregojnë se mund të ketë një shtet paralel.
Nuk është vetëm kjo dosje, nuk ka lidhje kjo dosje me sistemin ku është përzier krimi i organizuar me politikën.
Dosje të tjera që tregojnë bashkëpunim të organeve ligjzbatuese me krimin do të dalin në ditët në vazhdim. Është një process që nuk ndalet. Në SPAK pëshpëritet në gjuhë të huaj”, tha Beçi.
Eugen Beçi: Fatkeqësisht dosja e AKSHI-it është vetëm fillimi, do të ketë dosje të tjera që do të tregojnë se mund të ketë një shtet paralel.
Nuk është vetëm kjo dosje, nuk ka lidhje kjo dosje me sistemin ku është përzier krimi i organizuar me politikën.
Dosje të tjera që tregojnë bashkëpunim të organeve ligjzbatuese me krimin do të dalin në ditët në vazhdim. Është një process që nuk ndalet. Në SPAK pëshpëritet në gjuhë të huaj.
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci në një intervistë në emisionin “Oponencë”, në News24 u shpreh se vendi në ka qenë kurrë në këtë situatë shqetësuese në të cilën ndodhet sot.
Ai tha se kurrë nuk është parë më parë që krimi i organizuar të ndërhynte në këto nivele në politikë.
Gjatë intervistës shpjegoi se mazhoranca ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë dhe se po vuan pasojat.
“Kurrë në këtë nivel nuk ka qenë që krimi i organizuar të ndërhynte në politike. Ka patur trafik, korrupsion, por një ndërthurje të këtij lloji nuk ka qenë asnjëherë. Sic nuk ka qenë asnjëherë fakti i bërjes së gjyqeve publike. Mazhoranca ka rënë pre dhe viktimë e këtij kurthi që ka ngritur vetë.
Tani që po i bie në kurriz po vuan pasojat e kurthit që ka ngritur vetë. I kemi parë që fillonin nxirrnin emrat përmendin emra gjyqtarësh e prokurorësh. Nga 2013 e deri më sot e mësuan këtë opinion publik që gjyqet bëheshin në publik, në rrjete sociale, në Facebook. Por a do mundet ta ç’bëjnë atë mënyrë të bërjes së gjyqeve unë mendoj që jo, por megjithatë fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata. Kur dilte dosja e opozitës kënaqej mazhoranca. Thonin ky do dënohet kaq, por kur shkon tek këta thotë prit se është gjyq publik. Por vetëm në procedurë shpëton shteti ligjor”, tha ai.
Gazeta RD