Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në daljen për mediat se kryeministri Edi Rama nuk do t’ia heqë imunitetin zv.kryeministres, deputetes Belinda Balluku.
“Vetëm dje dy gjykatës skllevër, gjykatës të GJK, skllevër mjeranë të pushtetit u deklaronin miqve të tyre se e kuptojnë se Edi Rama ka marrë fund por përsëri na kërkoi se me datë 18 të votojnë në favor të tij. Kjo është e vërteta. Dy gjykatës Kushtetues, skllevër të pushtetit. Dy burra, gjykatëss kllevër të pushtetit, u deklaronin miqve të tyre në mënyrë të pavarur se e kuptojnë se Rama ka marrë fund por prapë na bëjnë presion për të votuar për të në datë 18.
Ndaj edhe nuk kam asnjë lloj mëdyshje që ai nuk do të heqë imunitet se të parin që heq, do detyrohet të heqë edhe të dytin, të vetin. Këtë nuk e bën. Populli opozitar do të flasë me gjuhën e tij më të bukur, gjuhën e luftës për liri.
Provokon SPAK. Direkt i pandehuri. Ose avokati ka të drejtë të kërkojë një kohë për të lexuar dosjen. Dhe kjo kohë që në rastin e Berishës nuk ishte as dy orë, në rastin e Lubisë u shpall 3 deri në 5 ditë. Por ishte thjesht, ata, prokurorët arsyetuan që për të studiuar dosjen avokatëve iu duhej kjo kohë. Dhe këtu pavarësisht standarteve, kjo është normale. Rregullorja thotë se pas shqyrtimit brenda dy javëve paraqitet raporti në parlament, i cili është i detyruar ta vendosë në pikën parë të rendit të ditës të seancës së parë.
Këto i fshiu Rama, mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje. Nuk ka ndodhur kurrë për të dëshmuar se këta janë të aftë për të bërë çdo gjë për të mbrojtur krimet e tyre. Ai nuk heq imuniteti, ai ka vendosur të përdorë si marioneta krimi mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë. Ky është de facto asgjësimi i tij.”, tha Berisha.
Gazeta RD