Alarm kombëtar…

Nga Iva V.GRILLO

Është koha për rezistencë qytetare e mosbindje civile në çdo qelizë të shoqërisë!

Nxënësit ekselentë duke “marrë mend” nga njeriu dhe kryeministri më i korruptuar në Evropë …ndoshta dhe më tej.

Prindërit e mësuesit e kanë për detyrë të sigurohen që nxënësit ekspozohen ndaj shembujve më të mirë rë virtutit, punës, disiplinës dhe përgjegjësisë publike.

Çfarë ka për t’i mësuar nxënësve (pikërisht në një moment si ky 😡)një kryeministër i zhytur në skandale dhe i lidhur me grupet kriminale?!

Është koha për rezistencë qytetare e mosbindje civile në çdo qelizë të shoqërisë:

Prindër e mësues!

Keni për detyrë të edukoni dhe mbroni fëmijët shqiptarë dhe jo t’i çoni mendjet e tyre të brishta si cjapi tek kasapi.

Sikur një prind a mësues tē fillojë këtë rezistencë, do të jetë një hap përpara drejt rifitimit të dinjitetit të figurës së mësuesit e prindit dhe rritjes së një brezi të ri që e kupton se si dhe pse duhet t’a përdorë trurin…

About Redaksia

Check Also

Shteti-Parti apo shteti i së drejtës?

Nga Bardh SPAHIA ​Sot dëgjuam “Gjithologun” kryeministër me mentalitet tipik komunist dhe idiotësinë e radhës …