Berisha uron besimtarët: Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar Katedralen e Kishës Orthodokse Autoqefalë me rastin e ditës së Krishtlindjes.

Në mesazhin e tij dhënë për besimtarët, Berisha theksoi se kjo është një ditë e madhe jo vetëm në historinë e krishtërimit por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor në veçanti.

“Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefale shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët ortodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë.

Kjo është një ditë e madhe jo vetëm në historinë e krishtërimit por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor në veçanti. Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm”, u shpreh Berisha.

Gëzuar!

About Redaksia

Check Also

Dorëheqja e Evis Salës/ Këlliçi: I hapi rrugën dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi e konsideron dorëheqjen e ministers së Shëndetësisë, Evis Salla si …