Flet i riu tjetër protestues/ “Vlora, vendi ku filloi fundi i regjimit antishqiptar”

Nga Aldi Hamzaraj

Më në fund!

Qytetarët vlonjatë, në shenjë revolte ndaj shtypjes që kanë pësuar në thuaj 13 vjet qeverisje të Partisë Socialiste, sot, pa dallim politik, u ngritën në protestë pas 4 ditësh mungesë uji, teksa pushtetarë e shërbyes publik shijonin një mbrëmje gala në Teatrin Petro Marko.

Një protestë e thirrur në mënyrë spontane pa qindra qytetarë t’i përgjigjen thirrjeve për të vepruar në një situatë ku çdo muaj mbeten të paktën dy ditë pa ujë. Emigrantë, të rinj, qytetarë të moshuar, dhe po, kishte prezencë të personave politikë të opozitës. Patjetër që do të kishte, sepse është opozita partia që aktivizohet për interesat e publikut, kur ata nuk e kanë të mundur. Megjithatë, protesta nuk u thirr nga opozita. Nuk ishin “përfaqësues të së djathtës që pezulluan koncertin”. Ishin qytetarë. Qytetarë të lodhur nga keqqeverisja e qytetit në gjithë këto vite. Ata nuk pezulluan një koncert. Në momentin kur qytetarët hynë në teatër, koncerti kishte mbaruar, dhe jashtë dijenisë së protestuesve, gjithë funksionarët e partisë socialiste kishin gjetur arratinë përmes derës së pasme që të nxjerr përballë gjykatës së rrethit.

Ka shumë nga ata që thonë “nuk bëhet në institucion artistik” apo çfarëdolloj justifikimi tjetër. Ata duhet të dinë se institucionet artistike janë bërë një mënyrë për të mbajtur kthetrat sa më fortë ky regjim ilegjitim në pushtet. Artistët përdoren nga regjimi, nën pretekstin e shfaqjeve, për të shitur një imazh të rremë, qoftë në Vlorë, qoftë edhe në fshatin më të humbur. Hapja me forcë e dyerve nuk ishte një revoltë ndaj artit. Ishte simbol. Mënyrë për t’i thënë pushtetit se qytetarët nuk pranojnë më.

Pavarësisht shfaqjes. Pavarësisht planifikimit të saj për kohë të tëra. Edhe sikur të ishim monarki e mbreti të ishte prezent. Artistët duhet të jenë ata që drejtojnë qytetarët e thjeshtë. Ata që duhet të shkojnë e deri tek greva në raste të tilla. Vlora ka katër ditë pa ujë, e asnjë artist, asnjë figurë publike nuk është shprehur, me përjashtim të pak gazetarëve e figurave politike. Prandaj qytetarët e ndërmorën inisiativën me forcat e tyre.

Ky është vetëm hapi i parë. Thirrjet “poshtë qeveria” nuk ishin të sponsorizuara nga asnjë forcë politike, por nga zemrat e vlonjatëve të tejngopur nga demagogjia socialiste. Nesër, në orën 10:00 vazhdojnë protestat, këtë rradhë para bashkisë. Vlonjatët nuk do të ndalen. Është e vërtetë që Vlora kishte një rezultat të pafavorshëm në farsën e 11 Majit. Është e vërtetë që historikisht ka domimuar pala e majtë në këtë qytet. Por Vlora nuk ka vetëm ngjyra politike. Vlora ka qytetarë, burra e gra që ende luftojnë për të drejtat e tyre, pa dallim politik. Dhe si në vitin 1912, do të jetë Vlora vendi ku do të fillojë fundi i një regjimi antishqiptar. Do të duhet punë. Do të duhet që të shihet përtej ngjyrave apo sloganëve. Por Vlonjatët do t’ia dalin. Ata kanë treguar se gjithmonë luftojnë deri në fund, deri sa të arrihet fitorja

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …