Si sot, në vitin 2022, Erisa Fero, specialistja e AKSHI-t, u bë protagoniste e një skandali që dukej si film aksion. Asokohe, punonjësja e Mirlindës, u arrestua me 58 kilogramë drogë ndërsa përpiqej të kalonte kufirin duke treguar dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme.
Truku funksionoi deri aty ku ligji nuk fle kurrë, në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Bashkë me të u arrestua edhe i dashuri i saj biznesmen, Likmend Basha dhe një 17-vjeçar, një ekip multitalent për “turizmin” e drogës me në krye Feron, asokohe punonjëse e shtetit digjital.
Erisa Fero, tashmë ish-zyrtare e AKSHI-t nën hierarkinë e drejtoreshës Karçanaj, nuk ishte thjesht një specialist kompjuterik ajo ishte një “vajzë gangstere” me të gjitha kuptimet e fjalës. 28-vjeçarja postonte foto me puro në Instagram, vizitonte qendra qitjeje.
E nga kjo ngjarje e shumë të tjera, arrihet në përfundimin se AKSHI është kthyer si një kupolë ku nuk mësohet digjitalizimi, por kriminaliteti, vjedhja e lekëve të popullit dhe dashuritë për biznesmenët me të cilët ndahen tufat e lekëve të një populli që është vjedhur natë e ditë.
Tre vite më vonë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë protagoniste është vetë drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj e cila është nën hetim nga SPAK për tendera dhe abuzime të brendshme.
Historia e Feros, tenderat e manipuluar ndër vite, hetimet e SPAK, tregojnë se brenda AKSHI-t disa “truke” nuk ndryshojnë kurrë. Publiku mund vetëm të qeshë, të qajë ose të mallkojë se si korrupsioni, droga, punonjëset gangstere dhe tenderat ecin dorë për dorë brenda mureve të AKSHI-t.
Gazeta RD