Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në prezantimin e ekipit të ri drejtues të departamentit “Brain Gain: në PD.
Berisha tha gjatë fjalës së tij se, Departamenti “Brain Gain” erdhi në PD në momentet më kritike të saj dhe ka një rëndësi themelore për partinë.
Berisha: Së pari, dua të përshëndes me përzemërsi dhe mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët, drejtuesit e departamentit Brain Gain, të pranishëm sot në këtë sallë, por edhe kudo që ndodhen në të katër anët e botës.
Të shpreh një mirënjohje të madhe sepse ky departament i themeluar dhe i drejtuar nga zoti Andi Mustafaj dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë sallë, erdhi në PD në momentet më kritike të saj.
Erdhi në PD si një kushtrim për t’i dalë zot një parimi themelor, një të drejte themelore për një komb të lirë, për të pasur opozitë.
Pra, erdhi në një moment kur në Tiranë zhvillohej një betejë e egër midis demokratëve, narko-qeverisë shqiptare dhe mbështetësve të saj në Europë dhe në botë në projektin Shqipëria pa opozitë apo me fjalë të tjera më reale, Shqipëria me një opozitë të kontrolluar, që e drejtonin, e udhëhiqnin sipas projekteve të tyre.
Erdhën pra në kohërat më të vështira.
Çfarë i solli këta intelektualë, ekspertë, specialistë?
I solli një zë për vendin etyre.
I solli një kushtrim i brendshëm.
Por i solli gjithashtu edhe një vlerësim i madh për PD-në, e cila në trajektoren e saj kishte arritur transformime epokale në Shqipëri.
Departamenti Brain Gain nuk qëndroi thjesht në fushën e parimeve dhe të doktrinës, por kaloi në veprime shumë të rëndësishme, të një rëndësie themelore për PD-në.
Nismat e këtij departamenti kanë qenë absolutisht nismat më themelore, më të rëndësishme të ndërmarra nga ndonjë departament në historinë e PD-së.
Nisma e tyre ishte mbrojtja e trashëgimisë së kësaj partie në një kohë kur një propagandë mashtruese kombëtare dhe ndërkombëtare synonte copëtimin dhe shkatërrimin e saj.
Ata, pas 30 e ca vitesh, publikuan veprën ‘Punët e mira të PD’, për të rikujtuar çdo demokrat, çdo shqiptar se kjo forcë politike kishte transformuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Kishte mbrojtur çështjen kombëtare me vendosmëri dhe vizion.
Krenar për qeniën ne tyre demokratë, po kaq krenarë për qenien e tyre shqiptarë.
Secili prej tyre mund të kishte hequr dorë, të ishte integruar në një komb tjetër, aty ku jetonte, edhe nga simbolet, edhe nga trashëgimia, se do i duhej të përvetësonte trashëgiminë dhe simbolet e një kombi tjetër.
Por jo.
Këta erdhën me nismën e simboleve, simbolikave, në kohë të mjegullt.
Por e vërteta është se ajo ishte një nga nismat më të rëndësishe në Shqipëri në atë kohë tmerrësisht, do ta quaja unë të mjegullt.
Në atë kohë, në të cilën, kur zhvillimet dramatike të bënin edhe të harroje simbolet e arrira.
Ky departament me një vizion të qartë dhe me një mençuri, këmbëngulje, e shndërroi këtë seli si kurrë ndonjëherë më parë në një seli veprimtarish kulturore të shumta.
Mbrojti nëpërmjet kulturës imazhin e PD-së.
Mbrojti vlerat kulturore, të cilat në të gjitha rastet për në shqiptarët janë vlera identitare, të lidhura me identitetin tonë.
Departamenti, falë teknologjive, funksionoi me praninë në Shqipëri, por edhe kudo në vendet ku ndodheshin.
E vërteta është pra se si departament, këta intelektualë dhe intelektuale, dhanë për PD-në shumë vlera cilësore.
Sollën risi të mëdha.
Sollën vizion dhe krijuan në kushte jo të lehta, reputacionin që meritonin.
Gazeta RD