Kryetari i PD, Sali Berisha ka rikonfirmuar vijimin e protestave të opozitës, duke e konsideruar bulevardin me protestues, si rrugën e fitores.
Berisha në komunikimin e tij me gazetarët tha se, sot më shumë se kurrë, është koha që PD të vendosë për të marrë përsipër misionin e ri të saj.
Berisha: Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim.
Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri.
Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë.
Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.
Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores.
Asnjë prej tyre nuk duhet t’i thotë vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton.
Gazeta RD