Berisha: Padrejtësitë ndaj Departamentit “Brain Gain” dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për punën e Departamentit “Brain Gain”, tha se, padrejtësitë ndaj Departamentit Brain Gain dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statusore.

Berisha: Rrethana komplekse, duhet ta pranojmë këtu, bënë që PD të mos ishte e hapur në kuptimin më të plotë të fjalës për integrimin e tyre.

Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie.

Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme.

Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë.

Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre u mungon karakteri universal që duhet të ketë partia, në kuptimin që kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë, Tropojë apo Gjirokastër, por është parti edhe atyre që jetojnë në Paris, Londër, Berlin, Uashington dhe kudo që janë.

Nuk është parti vetëm e degëve të saj në Lezhë, Durrës apo Peqin, por është edhe parti e degëve të saj në Athinë, Milano, Paris dhe vende të tjera.

Në këtë kontekst është e domosdoshme që këto mangësi të marrin përgjigje statusore.

Të marrin përgjigje statusore!

Nuk duhet të jenë zgjidhjet çështjet e vullnetit të kryetarit apo kryesisë të partisë, zgjidhjet duhet të jenë garanci statutore.

Dhe në këtë kuadër ne i japim përgjigjen më të mirë, korrigjojmë padrejtësinë që është bërë ndaj tyre, por edhe ndaj diasporës.

Dhe kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …