Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të Departamentit Brain Gain, u ndal sërish te abuzimet e Belinda Ballukut, e cila është e pandehur nga SPAK,
Berisha tha se, Edi Rama po refuzon të lejojë heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, duke bllokuar hetimet dhe duke mbrojtur interesat e saj. Berisha, tha se “dosjet e Lubisë” janë tronditëse dhe tregojnë vjedhje masive të parave publike.
“Ne në kushtet kur ky regjim, Edi Rama pasi është dokumentuar nga prokuroria se kanë abuzuar miliarda para të qytetarëve dhe ka hequr çdo maskë në mbrojtje të flaktë të vjedhjeve dhe abuzimeve të parave të shqiptarëve, sepse është vetë i implikuar.
Dy dosjet e Lubisë, qoftë tuneli qoftë unaza, Rama del aq sa Lubia me mesazhet. Kurse AKSHI, AKSHI i kunatit dhe familjes është historia më unike në Evropë dhe Botë, ku në një agjenci shtetërore merresh peng sepse merr pjesë në tendera për ti hapur rrugë kunatit. Merresh peng dhe nuk hetohesh. Gerond Meçe duhet tia dije për ndër autoriteteve gjermane për kontributin e tyre, sepse ai as që do të hetohej.
Duhet t’ia dimë për ndër, sepse si Gerondi u mor peng më 18 gusht Daniel Shima. Mbeta duke bërë status pas status pas ti dhe ai u zhduk, nuk ekziston. As hetim dhe asgjë. Jo, sepse ky njeri që nuk do të heqë imunitet, që bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, ky njeri nuk lejonte hetimin. Por Gerond Meçe zbërtheu se Ergys Agasi e kishte marrë peng”, tha Berisha.
Gazeta RD