Dalin fotot si u rrëmbye biznesmeni nga koordinatori i krimit të Ramës

“Këto janë pamjet e marrjes peng të Gerond Meçes me datë 12 gusht nga uniformat dhe Ergys Agasi me urdhër të kunatit të familjes mafioze Rama” shkruan Kryetari i PD, Berisha gjate nje postimi ne rrjetet sociale.

Nga dosja hetimore, SPAK pretendon se ky është momenti që tregon se në 12 gusht të këtij viti, në orën 10:41 në një automjet Range Rover të zi futet një person i ngjashëm me Gerond Meçen.

 

Personat që SPAK thotë se do ta rrëmbenin sipërmarrësin, mbajnë të veshur uniformën e policisë dhe të agjentëve të BKH-së që i afrohen Meçes nën këtë cilësi.

Dyshimet janë që dy biznesmenët e shpallur në kërkim disa ditë më parë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

 

Në dosjen hetimore Prokuroria e Posaçme thotë se Ergys Agasi ka zhvilluar disa takime me drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ata duken në një ambient të mbyllur të fiksuara nga kamerat e sigurisë që sipas hetimeve i ka vendosur vetë Ergys Agasi.

Në bisedat që ai zhvillon së bashku me biznesmenin tjetër, Ermal Beqiri i thotë se 2 do ta çojë 4 milionë euro, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me fryrjen e kostos në mënyrë të dukshme në disa procedura tenderimi.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: Rama e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE, ndërsa SHBA…

Nga Luçiano BOÇI …dhe ky e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE-së, ndërsa …