Berisha: Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama! Baxhanaku i tij ka marrë 93% të tenderave me prestanome

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama!
Berisha theksoi se, gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës.
Ai e quajti këtë një akt flagranti të korrupsionit, ku paratë e shqiptarëve janë përdorur për përfitime të paligjshme nga njerëzit e afërt të Ramës.

Berisha: Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama.
Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu.
Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës.
Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut.
Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit.
Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim.
A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve?
Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut.
Edi Rama përsëri në një akt in ekstremis, u tha shqiptarëve se unë kur vjedh, nuk vjedh, por përdor, marr në përdorim.
Se kur foli Lubinë bis të AKSHI-t, ai tha se ajo akuzohet se ka përdorur paratë.
E kuptoni ju?
Në të vërtetë, Edi Rama me Lindën e tij të AKSHI-t dhe të Surrelit, kanë përvetësuar qindra e qindra milionë euro nëpërmjet prestanomeve, banditëve si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, etj.

About Redaksia

Check Also

Protesta në Durrës/ Banorët: Bashkia po na shemb shtëpitë, ata që paguajnë do shpëtojnë!

Banorët e zonës së “Urës së Dajlanit” kanë dalë sot në protestë për shkak të …