Foto e drejtuesit të FBI/ Kash Patel ka një mesazh për Ramën dhe të korruptuarit

Drejtuesi i FBI , Kash Patel i ka përcjellë sot një mesazh Ramës për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: PS do e përdorë Ballukun si mburojë për të mbuluar vjedhjet e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Foltoren e radhës në sheshin …