Baxhanaku-foto dhe shqiptarët që paguajnë qindramilionë euro për haremin e tyre

Ky është baxhanaku i Ramës ose kunati i Lindës. Eshtë ai që fiton 93% të tenderave të AKSH dhe vlera e tij për këtë lidhje me kreun e regjimit u kushton shqiptarëve jo pak, por plot qindramilionë euro që shkojnë për familjen e Ramës.

Aferat janë të panumërta të 2025, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama. Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu. Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut.

Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim. A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve? Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut.

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: Rama e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE, ndërsa SHBA…

Nga Luçiano BOÇI …dhe ky e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE-së, ndërsa …