Bardhi: Mesazhi i Trump ishte i qartë! Narko-regjimi mori goditjen e merituar!

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi shkruan se, mesazhi i Donald Trump ishte i qartë, kur tha se të gjitha figurat politike që ndjekin gjurmët e Maduros do të kenë fatin e tij.

Referuar heshtjes së Edi Ramës për rastin, Bardhi thotë se ‘nuk kishte gojë’ për të folur, duke nënkuptuar raste të ngjashme me regjimin e Maduros në qeverisjen e vendit tonë.

Reagimi

Bota sot është më mirë se dje! Si gjithmonë falë SHBA-së!

Narkoregjimi i Maduros mori sot goditjen e merituar, dhe sikurse paralajmëroi Presidenti Tramp fatin e tij do të ketë çdo regjim i ngjashëm, që mban pushtet përmes karteleve të drogës për të shtypur e varfëruar qytetarët e tij.

Pushteti është mjeti për t’i shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme për veten, që shembet vetëm në një sekond.

Mesazhi është i qartë dhe domethënës për këdo ka veshë të dëgjojë, edhe pse këto orë nuk kishte gojë për të folur!

About Redaksia

Check Also

Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, Edi Rama shton luksin në zyrën e tij! (Foto)

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ja shton …