Berisha: Të gjitha asetet e klaneve të drogës dhe korrupsionit t’i kalojnë shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, zbatimi me zero tolerancë të ligjit Antimafia, të gjitha asetet e klaneve të drogës dhe korrupsionit t’i kalojnë shqiptarëve.

Berisha: Ju falënderoj shumë për pyetjen. Një nga problemet më madhore sot është moszbatimi i ligjit Antimafia.

Në qoftë se në Shqipëri janë miliarda euro të organizatave kriminale dhe të organizatës kriminale Rilindja, të qeverisë, të investuara, sot janë gjithsej 60 milionë të sekuestruara.

Ju garantoj se do bëhet gjithçka për zbatimin me zero tolerancë të ligjit Antimafia dhe të gjitha asetet do t’i kalojnë shqiptarëve, popullit shqiptar, shoqërisë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Ish-gazetari i VOA për protestën/ Ikonomi: “Një njeri i vetëm po mban peng një popull”

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej ditësh në …