Shtetet e Bashkuara do drejtojnë Venezuelën dret tranzicionit/ Deklarata e Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë sot në një deklaratë nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, ku ka folur për operacionin e gjerë ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin drejtimin e Venezuelës pas kapjes së Nicolás Maduro-s. Ai theksoi se administrata amerikane do të menaxhojë vendin “deri në momentin kur të mund të sigurohet një tranzicion i sigurt, i drejtë dhe i matur”.

Trump shtoi se qëllimi i SHBA-ve është të shmangë përsëritjen e së njëjtës situatë, ku një tjetër figurë politike do të merrte pushtetin dhe vendi do të përfundonte sërish në krizë.

Trump e përshkroi ndërhyrjen si “një sulm që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke theksuar se forcat amerikane goditën një fortese të fortifikuar ushtarake në zemër të Karakasit për të sjellë “diktatorin e jashtëligjshëm” para drejtësisë.

Sipas tij, “asnjë komb në botë nuk mund të arrinte atë që Amerika arriti dje”, duke nënvizuar se të gjitha kapacitetet ushtarake të Venezuelës u neutralizuan. Trump tha se operacioni u krye në mesnatë, në kushte errësire, pasi dritat e kryeqytetit ishin fikur, dhe e përshkroi si “të errët dhe vdekjeprurës, por Maduro u kap”.

Trump e konsideroi operacionin si një sukses historik, duke thënë se “asnjë komb në botë nuk mund të arrinte atë që Amerika arriti dje”. Ai theksoi se kapacitetet ushtarake të Venezuelës u neutralizuan plotësisht, ndërsa forcat amerikane, në bashkëpunim me agjencitë e rendit, e arrestuan Maduron në mesnatë, në kushte errësire dhe të rrezikshme.

Trump shtoi se trupat amerikane u përballën me rezistencë, por kundërshtarët u mbingarkuan dhe u neutralizuan shumë shpejt. “Ata e dinin që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan nënvizoi se operacioni u krye pa viktima nga pala amerikane dhe pa humbje të pajisjeve ushtarake. “Nëse do të kishit parë atë që pashë unë mbrëmë, do të mbeteshit të impresionuar,” tha Trump.

Sa i përket të ardhmes së Venezuelës, Trump bëri të ditur se SHBA-të do të marrin drejtimin e vendit deri në momentin kur të sigurohet një tranzicion i sigurt dhe i drejtë. “Nuk duam që dikush tjetër të marrë pushtetin dhe të përfundojmë në të njëjtën situatë,” u shpreh ai.

Kreu i SHBA-ve shtoi se është gati për “një sulm të dytë” ndaj Venezuelës, por gjykon se nuk është ende e nevojshme një gjë e tillë.

About Krye Redaktor

Check Also

Fjalimi i Trump në Davos/ Si e majta radikale po shkatërron Europën dhe shifrat e bum-it ekonomik në SHBA

Donald TRUMP/ Davos Faleminderit shumë, Larry. Është kënaqësi të jem sërish në Davos-in e bukur, …