Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të premten mbahet tryeza e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit.
Berisha tha se, opozita do të mobilizohet për protesta dhe lëvizje të koordinuara, duke u fokusuar tek çështje si mbrojtja e politikanëve të akuzuar për abuzime dhe bllokimi i veprimeve ligjore nga kryeministri, në një përpjekje për të larguar qeverinë aktuale.
“Opozita pa asnjë diskutim do të ketë protesta ndër më të fuqishmet.
Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë.
Për opozitën, bllokimi nga Edi Rama i heqjes së imunitetit të Lubi Ballukut, marrja në mbrojtje e delinkuentes Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e tmerrshme me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë për t’i dhënë narko-diktatorit të tyre atë fund të turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelës”, tha Berisha.
Gazeta RD