Boçi: Rama është çelësi i korrupsionit, meriton fatin e Maduros!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, duke folur në Foltoren e qytetarëve dhe deputetëve përpara kryeminsitrisë, tha se qytetarët shqiptarë po mbajnë mbi supe peshën e rëndë të korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve sistematike, duke i vënë ata në rrezik varfërie dhe përjashtimi social.

Gjatë fjalës së tij, Boçi u ndal në një sërë aferash të dyshuara korruptive, duke filluar nga Llogaraja, Porti i Durrësit, inceneratorët e deri te projekti i Unazës së Re.

Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se tallet me qytetarët përmes “pensioneve qesharake” dhe projekteve luksoze si “sateliti orbital”, ndërkohë që realiteti për shumicën është i zymtë. Sipas tij, kjo qeverisje jo vetëm ka detyruar largimin e të rinjve, por tani po kërkon të “shkatërrojë familjen” duke përdhosur vlerat themelore të saj.

“Të atyre qytetarëve që mbajnë dhe pësojnë mbi supe peshën e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve, nga Llogaraja deri në portin e Durrësit, nga inceneratorët tek laboratorët, nga pjesa e unazës deri tek Qafë Plloça dhe me të gjitha dhe me të gjitha grabitjet dhe vjedhjet. Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve të tyre me grushta të mbledhur, talljen që i bën Rama me shpurën e tij, me lëmoshë dhe me lugë bosh, që ja bën me pensione qesharake, që ja bën me tigra si barake, që ja bën me satelit orbital dhe me parlament banal. Po, është e vërteta e atyre qytetarëve që e kanë kuptuar se deri tani ja degdisën fëmijët dhe të afërmit, ndërsa sot kërkojnë t’i shkatërrojnë familjen duke i përdhosur nënën dhe babain, vajzën dhe djalin, motrën dhe vëllain. Dhe ky Rama, të dashur miq, ka ndërtuar këtu atë mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe si ferrin e qytetarëve. Ai dhe shpura e tij, Ballukët, Agasët, Mirlindat, hedhin hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptarëve, mbi fatet e fëmijëve të tyre, mbi fatet tona, ndërsa vetë notojnë në luks të shfrenuar. Po, të vërtetat tona miq, janë të vërtetat e Sali Berishës, të cilat ai i mbrojti, i përballoi me durim, me vullnet dhe me qëndresë.

Të vërtetat tona janë të vërtetat e Partisë Demokratike, e cila me gjithë gabimet e vogla në qeverisje, me gjithë luftën për ta asgjësuar atë, mbetet forca politike më e sinqertë, më e vërtetë, që ka dhënë kontributin më të madh në të gjithë atë që ne e quajmë e mira e përbashkët, e mira e vendit tonë. Dhe sot, falë kësaj qëndrese, të vërtetat tona janë pjesë e të vërtetave të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Sepse jo më kot, datën 28 Nëntor, që është dita më e rëndësishme e kombit dhe e shtetformimit shqiptar, Shtetet e Bashkuara në vend të urimit, i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të Europës një narko-shtet me krim dhe me korrupsion.

 

Jo rastësisht, gazetat më të mëdha, mediat më të mëdha prestigjioze e përcaktojnë Shqipërinë si një narko-shtet. Këto janë të vërtetat. Dhe ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh me një narko-shtet. E treguan Shtetet e Bashkuara me Maduron, me arrestimin e tij, fatin e të cilit e meriton dhe ky kryeministër. Dhe në Shqipëri ka pasur shumë pushtete. Ka pasur të mira dhe të mbrapshta. Por asnjë pushtet nuk ka qenë më shumë pushtues dhe kaq i paburrë sesa ky pushtet dhe ky kryeministër, i cili sa herë kapet gafil në korrupsion, ai shet një ish-shok, shet një ish-bashkëpunëtor, ose justifikohet me fruta-perime.

Ndërsa sot ka dalë hapur në mbrojtje të Ballukut, Agasit, Mirlindës, duke dëshmuar që korrupsioni nuk është rastësi, është sistem. Dhe në krye të këtij sistemi është ky njeri, është Edi Rama. Dhe meqë jemi tek fruta-perimet, po, në botë ka pasur republika fruta-perimesh, republikat e bananeve. Por ato duken më dinjitoze dhe atje demokracia fasadë ka qenë. Po duken më dinjitoze se Republika e krimit dhe e korrupsionit, se Republika ku kryeministri merr në mbrojtje zv/ministren e kapur në korrupsion bashkë me atë. Ku kryeministri hedh në gjyq drejtësinë, e cila i ka trokitur te porta dhe për këtë arsye ai merr në mbrojtje këto njerëz, po mbron veten e vet.

Dhe mos harroni, pas Belindës është Rama, pas Mirlindës është Rama, pas Agasit është Rama, pas Veliajt është Rama, pas Daçit është po Rama, pas Benetit në Shkodër është Rama, pas inceneratorëve 430 milionë euro është Rama. Pas laboratorëve është gjithmonë Rama, pas Marriot-it 160 milionë euro është Rama, pas Llogarasë bashkë me unazën 450 milionë euro është Rama, pas portit të Durrësit 1 miliardë euro është Rama. Mos kemi iluzione. Ai është ndërtesa e korrupsionit. Ai është çelësi i korrupsionit”, u shpreh Boçi.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard! E gjithë Europa dhe bota po pret protestën tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Parlamentar u …