Franc NURI
S’ka mbetur lider botëror pa folur për operacionin amerikan në narkoshtetin e Venezuelës dhe dërgimin para Drejtësisë Amerikane, në New York, të Nicolas Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të akuzuar (ndër të tjera), për trafik narkotikësh dhe armësh në dëm të SHBA-së.
Vetëm “Lideri Global” Edi Rama, i cili zakonisht gjen kohë të postojë 5–6 herë në ditë, sot nuk paska denjuar të cicërojë as në Facebook, as në rrjetet e tjera sociale për këtë ngjarje madhore globale. Si shpjegohet vallë ?! Mos është bërë supersticioz dhe ka frikë nga “syri i keq”? Se, fundja, në Vlorë tubi i ujit nga syri i keq plasi.
Mos ka frikë se mos i zbarkojnë marinsat në Surrel dhe ia prishin ëndrrën për të hyrë në histori si “udhëheqësi vizionar” i Shqipërisë?
Apo mos na ka mbetur ndonjë kapitull pa u hapur me BE-në dhe s’duhet prishur narrativa e integrimit europian?
Gjithsesi, mjafton të shikoni vetë se çfarë i shkruajnë dhe komentojnë qytetarët në Facebook-un e Kryeministrit.
Gazeta RD