Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se për opozitën ka rëndësi vendimtare përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë dhe mosbllokimi i drejtësisë.
Ai theksoi se pa një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet, opozita nuk do të marrë pjesë në proces zgjedhor.
Berisha nënvizoi se PD kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që garanton respektimin e ligjit dhe Kushtetutës.
Berisha: Së pari, pa qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet, në zgjedhje nuk shkohet.
Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ne e kemi deklaruar këtë dhe kjo është një e vërtetë e faktuar tashmë. E faktuar jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit e zgjedhjeve.
Ndaj dhe PD dhe opozita, kërkon largimin e Edi Ramës, kërkon një qeveri teknike e cila të përgatisë një proces zgjedhor të drejtë.
Kjo është kërkesa jonë.
E dyta, natyrisht në kohën e duhur do të japim mendimet tona edhe për qeverinë teknike dhe personat e për gjithë këtë.
Për ne rëndësi vendimtare ka përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë, dhe mos bllokimi i drejtësisë, i ligjit dhe Kushtetutës.
Dy janë kushtet, se një qeveri që bllokon drejtësinë është për tu hedhur në Lanë.
Drejtësia nuk mund të bllokohet. Është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë ndarja e pushteteve, jo si sot që një njeri merr të gjitha pushtetet në një dorë, merr dhe vlerësimin e provave, thotë se, urdhërat që kam dhënë me mesazhe nuk janë prova, nuk janë urdhëra. Dëgjoni deri ku shkon.
Pra, ky e pranon fajin e vet.
E ka pranuar që kur thotë se nuk jemi Venezuela me naftë.
Që kur thotë se, mesazhet nuk janë prova. Ky do të thotë se është një vëlla siamez me Maduron dhe Lubia është prestanomi i tij se, ato të gjitha i ka urdhëruar ky.
Gazeta RD