Përmbytjet/ Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga përmbytjet në Durrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira.

Duke iu referuar situatës, Berisha shkruan: “Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, duke e cilësuar gjendjen si pasojë të drejtpërdrejtë të betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit të qytetit.

Përmbytjet në qytetin e Durrësit  janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.

Pamjet dëshmojnë edhe një herë se çdo episod reshjesh e kthen Durrësin në emergjencë, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të përsëritura nga neglizhenca institucionale.

About Redaksia

Check Also

Dallëndyshja e IKMT thirret në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e …