Durrësi nën ujë/ Asnjë pushtues nuk do ja bënte këtë qytetit

Reshjet e dendura të shiut në javën e parë të vitit të ri po e përballin qytetin e Durrësit me vështirësi të mëdha.

Nga të dhënat e fundit raportohet se rreth 800 banesa janë prekur nga prania e ujit, ndërsa 180 banorë janë evakuuar dhe janë sistemuar në dy qendra konvaleshence, ku po marrin trajtimin dhe asistencën e nevojshme.

Në një dalje për media, kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako ka thënë se autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të lumit Erzen, ndërsa hidrovori është në funksion të plotë dhe po punon normalisht. Për arsye sigurie, OSHEE ka stakuar 37 kabina elektrike në zonat e rrezikuara.

Ndërkohë është pezulluar edhe mësimi në shkolla e universitete.

Situata nga moti i keq vijon të jetë problematike në disa qytete të vendit përfshirë Shkodrën, Lezhën, Kurbinin dhe zona të tjera.

About Krye Redaktor

Check Also

Masakra në lumin e Shkumbinit dhe shembja e rrugës/ Malltezi: Rama, Balluku dhe Kumbaro, përgjegjës

Jamarbër MALLTEZI Krimet mjedisore që po ndodhin çdo ditë kanë autorë, por jo përgjegjës. Shkatërrimi …