Letra drejtuesve të Misionit OPDAT/ Falsifikimet e dokumenteve zyrtare

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi i është drejtuar me një letër të gjithë institucioneve që merren me drejtësinë në Shqipëri.
Ai i ka dërguar këtë letër edhe Drejtuesve të Misionit OPDAT në Shqipëri.
Malltezi i ka shpjeguar me detaje falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e prokuroreve te SPAK në procedimin penal nr. 287 të vitit 2020.
Deshiroj t’ju vë në dijeni për dyzina mashtrimesh që të shkruara nga prokurorët Millonai dhe Kraja në akt-akuzën zyrtare përbëjnë fallsifikim të dokumentit zyrtar, duke shpresuar në një qëndrim zyrtar nga institucioni juaj|, shkruan Malltezi në letrën e tij.
“Procesi i hetimit, sipas tij, u kontrollua nga një gjyqtare që ka konsumuar veprën penale të falsifikimit në Greqi, për çka është dëbuar dy herë nga ai vend, si dhe mosdeklarimin e këtyre vendimeve dhe dëbimeve në formularin e dekriminalizimit në Shqipëri, gjë që gjithashtu përbën vepër penale të dënueshme me burg”.
“Shpresoj që SPAK, vijon më poshte letra e Malltezit, do të ndahet nga praktika kriminale e falsifikimit të provave dhe mbulimit të krimit. Dy herë kam kallzuar penalisht dy prokurorët e SPAK për shpërdorim detyre në Prokurori të Tiranës dhe dy herë kam marrë përgjigje nga kolegët e tyre në SPAK per pushimin e çeshtjes”.
Letra e plotë:
Drejtuar: Z. Klodian Braho, Drejtues i SPAK
Per dijeni: Z. Olsian Cela, Prokuror i Pergjithshem, Prokuroria e Pergjithshme
Z. Ilir Rusi, Kryetar, Keshilli i Larte Gjyqsor
Zj. Mirela Bogdani, Kryetare, Keshilli i Larte i Prokurorise
Z. Artur Metani, Inspektori i Larte i Drejtesise
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem
Tirane
Drejtues i Misionit OPDAT ne Shqiperi
Lenda: Mbi falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e prokuroreve te SPAK ne procedimin penal nr. 287 te vitit 2020
Deshiroj t’ju ve ne dijeni per dyzina mashtrimesh qe te shkruara nga prokuroret Millonai dhe Kraja ne akt-akuzen zyrtare perbejne fallsifikim te dokumentit zyrtar, duke shpresuar ne nje qendrim zyrtar nga institucionin juaj.
Referencat ne fjale nuk jane gabime shpejtesie, apo 2-3 genjshtra qe turperojne institucionin e akuzes, por mbi 20 falsifikime, te kryera vetem ose ne bashkepunim me gjyqtaren e hetimit, qe deshmojne qellim kriminal per te ndeshkuar pa prova “armikun e partise dhe te popullit”. Keto falsifikime perfshijne genjeshtra mbi permbajtjen e VKM, dekretit te Presidentit te Republikes, si dhe akteve ligjore private, si kontrata e akt-marrveshje.
Procesi i hetimit u kontrollua nga nje gjyqtare qe ka konsumuar vepren penale te falsifikimit ne Greqi, per cka eshte debuar dy here nga ai vend, si dhe mosdeklarimin e ketyre vendimeve dhe debimeve ne formularin e dekriminalizimit ne Shqiperi, gje qe gjithashtu perben veper penale te denueshme me burg. Vendimi penal i drejtesise greke, debimet nga zona Shengen, mosdeklarimi ne formularin e dekriminalizimit e me tej ate te vetingut, jane secili individualisht shkaqe per te cilen gjyqtarja e hetuese Irena Gjoka nuk mund te ushtroje detyren e magjistrates, sipas ligjeve shqiptare. Pavaresisht dokumentave te qarta qe provonin kete gje, organet kompetente – Prokurori e Pergjithshme dhe KLGJ – kane dy vite qe fshihen pas gishtit duke lejuar vazhdimin e detyres nga ana e saj duke bere qe ky proces te kontrollohet nga nje instance qe nuk ploteson standartet konventore dhe kushtetuese te gjykates se caktuar me ligj
Ekzistenca e qarte e dokumentave provuese per veprat penale te konsumuara prej gjyqtares hetuese e bene ate peng te vendimeve politike qe drejtuan procesin ndaj meje, te provuara ne gjurmet te shumta qe turperojne sistemin e drejtesise. Mjafton te permend se sipas nenit 245/1/ç, te Kodit te Procedures Penale arresti im ne 20 tetor 2023 ishte absolutisht i pavlefshem, pasi nuk permbante asnje arsyetim se pse argumentat e mbrojtjes nuk merreshin parasysh. Kjo sepse une jam ndoshta i vetmi rast ne histori i arrestuar per nje veper penale te prezumuar 15 vite perpara, pa u pyetur asnjehere me pare. Dhe ndonese ne e ngritem kete pretendim ne ankimet tona ligjore dhe media, jo vetem qe une nuk u pyeta edhe per 3 muaj te tjere, por edhe masa e arrestit te liderit te opozites Prof. Dr. Sali Berisha, u mor pa e pyetur kurre me pare ate. Kjo sepse prokuroret e ceshtjes, ish drejtuesi i SPAK dhe gjyqtarja e hetimit i ishin nenshtruar nje agjende politike.
Si ne asnje rast tjeter ne vendimin e gjyqtares Irena Gjoka per arrestin tim, ka argumente te cilat prokuroria i ka ngritur vetem disa muaj me vone. Se çfare nenkupton kjo dhe efektin e saj juridik ju si juriste e keni fare te qarte. Une do te kufizohem te ve ne dukje se kete e bejne vetem prokurore dhe gjyqtare te kapur politikisht.
Shpresoj qe SPAK do te ndahet nga praktika kriminale e falsifikimit te provave dhe mbulimit te krimit. Dy here kam kallzuar penalisht dy prokuroret e SPAK per shperdorim detyre ne Prokurori te Tiranes dhe dy here kam marre pergjigje nga koleget e tyre ne SPAK per pushimin e ceshtjes.
Kjo eshte kundra cdo parimi procedural te gjykimit te drejte dhe evitimit te konfliktit te interest pasi qe kur kallzohet nje prokuror rrethi, ceshtja nuk shqyrtohet nga koleget e tij Brenda institucionit por nga prokuror te nje rrethi tjeter gjyqsor. Asgje me shume se kjo situate nuk te kujton fermen e Orëell se “disa kafshe jane me te barabarta se te tjerat”.
E mbyll duke vene ne dukje se nje prokuror apo gjyqtar qe korrupton shpirtin deri ne ate pike sa te akuzoje e burgose nje te pafajshem, nuk e ka fare problem te korruptohet perkundrejt favoreve per te amnistuar kriminelet dhe kartelet e krimit te organizuar. Kjo duket qarte sesi e njejta prokurore (e promovuar ne SPAK nga Elbasani ne kohen kur drejtues politik i PS ishte Taulant Balla, ne baze te kallzimit te rreme te te cilit filloi ky procedim penal), ka amnistuar gjyqtaren Pajtime Fetahu ne vjedhjen e tokave ne Gjinar, si dhe ceshtje te tjera per te cilat jam i bindur qe jeni me te informuar se une.
Duke ju uruar pune te mbare, po ju bashkengjis nje material me shkelje kushtetuese dhe ligjore, si edhe falsifikimet e prokuroreve dhe gjykates ne procedimin ndaj meje, nr.287 te vitit 2020.

About Krye Redaktor

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …