Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka informuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar të martën dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
“OMTAS-i është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, shkruan ministri në Facebook.
Maqedonci nënvizon se zgjerimi i llojshmërisë dhe kapaciteteve të sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë kosovare siguron mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, si edhe rrit fleksibilitetin operacional.
Më herët, më 8 tetor 2025, FSK-ja u furnizua nga Türkiye me kontenjerë me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger’’ të kompanisë turke “Baykar”.
Gazeta RD