Kreu i PD, Sali Berisha tha se, rrugët e florinjta të Ramës dhe Lubisë janë shembur nga përmbytjet sepse tenderat janë vjedhur deri në 98 përqind.
Gjatë konferencës për shtyp, Berisha përmendi rrugën Qukës-Qafë Plloçë si shembull të projekteve të dështuara, duke theksuar se skarpatat nuk janë përforcuar.
Berisha: Natyrisht kur përdor tenderat për të vjedhur 90 deri në 98 përqind të investimit, siç ndodh me Lubi Ballukun dhe Edi Ramën në tenderat e infrastrukturës, kur ndërton rrugë të florinjta që shemben tre muaj pas inaugurimit nga 73 milionë euro në 360 milionë, si rruga Qukës-Qafë Plloçë e cila edhe sot është shembur, dhe do shembet vazhdimisht sepse skarpatet janë lënë natyrore, pa asnjë lloj përforcimi.
Unë duhet t’u them qytetarëve se përforcimi i skarpatës është kushti i të gjitha kushteve në ndërtimin e rrugëve.
Skarpata më e rrezikshme në Shqipëri është skarpata Kardhiq-Tepelenë, por kompania që e ka ndërtuar dhe supervizori kanë punuar ndoshta edhe dy vite vetëm me skarpatën, e cila është gjeologjikisht më e dëmtueshmja.
Por nuk ka lëvizur një gurë sepse skarpatat janë pjesë kryesore e rrugës.
Kurse këta kanë shtruar asfaltin dhe i kanë lënë siç i kanë hapur dhe tani derdhen mbi rrugë.
Pra, gjendja është jashtëzakonisht e rëndë.
Java përsëri nuk premton qetësim të motit.
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjitha rrethet e përmbytura, nga Shkodra gjer në Gjirokastër, është domosdoshmëri.
Natyrisht nuk e bën këtë se ai buxhetin e konsideron si pronë të tij dhe familjes së tij.
Gazeta RD