Ditë të vështira për Soros

Musk në mbështetje të Trump për nisjen e hetimit nga Soros për Antifan
Elon Musk ka shprehur mbështetjen ndaj nismës së Trump për një hetim federal ndaj George Soros, sipas ligjit Rico.
Miliarderi Musk ka shpërndarë një sondazh të një faqeje që mbështet Trump ku kërkohet të matet nëse nisma për një hetim federal ndaj Sorosit gjen mbështetje apo jo.
Duke iu përgigjur pyetjes me ‘Po’ Musk ka bërë share dhe postimin ku thuhet
Në një deklaratë tronditëse, presidenti Trump bëri të ditur se George Soros dhe Reid Hoffman po financojnë Antifa-n dhe dhunën e krahut të majtë kundër ICE . Trump u zotua se do të nisë një hetim sipas ligjit RICO ndaj George Soros.
Trump deklaroi: “Ata do të kenë disa probleme.”
A e mbështesni plotësisht Trump për këtë vendim?
Në nëntor DASH shpalli organizatë terroriste grupin gjerman të së majtës ekstreme Antifa. Trump akuzon Reid Hoffman bashkë-themeluesin e LinkedIn dhe donatorin e madh demokrat dhe Soros se kanë financuar Antifan dhe dhunën kundër ICE, Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave të SHBA.

About Krye Redaktor

Check Also

Edhe Macron i përfshirë në dosjet e Epstein

Dokumentet e publikuara së fundmi të lidhura me autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey …