E kërkuara nga SPAK për tu arrestuar shfaqet në aeroport

Ndërsa është zyrtarisht e pandehur dhe në pritje të vendimeve që mund ta varrosin njëherë e mirë politikisht apo edhe ti marrin lirinë, Belinda Balluku vazhdon të luajë rolin e ministres në detyrë, duke informuar publikun për motin dhe oraret e avionëve.

Në një moment kur fati i saj varet nga Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i vonuar i Mandateve, Balluku vazhdon të sillet sikur kriza e vetme në vend është turbulenca në uljet në Rinas nga moti i keq.

Me Edi Ramën që fiton kohë, institucionet që për mometin po heshtin dhe procedurat që zvarriten, e pandehura Balluku shfaqet në publik për të garantuar se “operimet vijojnë normalisht”, edhe pse asgjë rreth saj nuk është normale. As pozicioni i saj politik, as statusi ligjor, as fakti që mbi të rëndojnë akuza serioze për korrupsion.

Në vend që të japë llogari për dosjet e SPAK-ut, Balluku njofton se shërbimet e lundrimit ajror janë “plotësisht të angazhuara”. Një përpjekje për të krijuar iluzionin e stabilitetit, ndërsa pushteti mbron veten dhe drejtësia mbahet në pritje.

Në Shqipërinë e Ramës, edhe kur je nën hetim, edhe kur pritet heqja e imunitetit, edhe kur je në fije të perit, qeverisja vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Deri sa të ndodhë. /lapsi

About Krye Redaktor

Check Also

Një histori me prostituta e ministrit të ri të Ramës

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më …