Alvi MUSARAJ
Rasti Maduro nuk është spektakël propagandistik dhe as “rrëmbim imperialist”, siç përpiqen ta shesin moralistët selektivë. Është një precedent politik dhe ligjor që duhet lexuar me mendje të ftohtë. Administrata Trump nuk e “arrestoi” Maduron ajo shpalli aktakuza penale ndaj tij dhe rrethit të tij të ngushtë për narcoterrorizëm, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash,bazuar në juridiksionin penal amerikan dhe konventa ndërkombëtare kundër krimit të organizuar transnacional. Kjo është e drejtë sovrane e çdo shteti kur krimi prek sigurinë dhe shoqërinë e tij. Sovraniteti shtetëror nuk është licencë për krim. Asnjë lider, edhe nëse pretendon vota, nuk fiton imunitet përballë ligjit ndërkombëtar kur: përdor shtetin si kartel droge,manipulon zgjedhjet sistematikisht,shkatërron institucionet dhe prodhon krizë humanitare dhe kriminale përtej kufijve. Pra kjo nuk është ndërhyrje ushtarake ppr është ndjekje penale.Dy gjëra krejt të ndryshme, që ose injorohen nga padija, ose ngatërrohen qëllimisht. Maduro nuk u godit se “nuk i dha naftë Amerikës”, por sepse regjimi i tij u shndërrua në strukturë kriminale shtetërore, një narco-state sipas definicioneve juridike moderne. Dhe kur shteti bëhet kartel, ai do trajtohet si kartel. Këtu paralelja bëhet e rrezikshme për Shqipërinë sepse kur : zgjedhjet deformohen sistematikisht,krimi organizuar bashkëqeveris,droga financon pushtetin,oligarkët shkruajnë ligjet dhe media blihet, drejtësia kapet atëherë nuk kemi më “qeveri”, por model Madurokraci, me të vetmin ndryshim se kemi kollare me lule mavi. Edi Rama nuk është Maduro,ende jo,por ama rruga është e njëjtë, vetëm kostumi ndryshe. Trump, me gjithë kontroversat e tij, bëri atë që shumë liderë perëndimorë nuk guxojnë: e quajti krimin me emër dhe veproi pa u fshehur pas fjalëve boshe për “dialog” me regjime kriminale. Ky është realizëm politik, jo moralizëm i rremë. Sovraniteti nuk është alibi për krimin,vota e vjedhur nuk krijon legjitimitet, krijon dosje,dhe atëherë kur shteti bëhet kartel, ligji vjen nga jashtë. Indiferenca morale është bashkëfajësi. Ata që relativizojnë krimin në emër të “anti-imperializmit”, i shërbejnë vetëm autoritarizmit. Ky lajm është i mirëpritur nga bota demokratike sepse tregon se epoka e pandëshkueshmërisë nuk është e përjetshme. Ata që sot qeshin me “Ramaduron”, nesër do të kuptojnë se drejtësia ndërkombëtare nuk pyet për propagandë, por për prova. Moralizuesit selektivë duhet të skuqen.Guximi për të vepruar, sado i papëlqyeshëm për disa, mbetet vlerë politike. Dhe kjo është arsyeja pse disa e urrejnë Trumpin, por e lexojnë me kujdes çdo lëvizje të tij.
Gazeta RD