Përmbytet fshati Vajzë në Selenicë, dëmtim banesash dhe bllokim rrugësh (Video)

Nga Bujar Leskaj

Në fshatin Vajzë, pjesë e bashkisë Selenicë, situata është jashtëzakonisht e vështirë pas reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave, bllokim të rrugëve dhe dëmtime të konsiderueshme në banesa. Rruga që lidh këtë fshat me disa fshatra të njësisë administrative Sevaster është bërë e pakalueshme, duke izoluar të gjithë banorët e zonës dhe duke bërë të pamundur kalimin.
Për më tepër, një shtëpi ka pësuar dëmtime totale, ndërsa dhjetra të tjera janë bllokuar dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Pasojat e këtyre kushteve janë shumë të rënda për jetën e banorëve, duke i lënë ata pa mundësi lëvizjeje, me kushte të vështira dhe të rrezikshme.
Kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve për të ofruar mbështetje dhe ndihmën e nevojshme ndaj banorëve; të bëhet një vlerësim i plotë i dëmeve; si dhe të ndërhyhet me mjete të specializuara për hapjen e rrugës dhe sigurimin e banorëve me ushqim e veshmbathje.
Reagimi i autoriteteve lokale, ndërhyrja e shpejtë e strukturave të emergjencës, dhe bashkëpunimi i institucioneve janë thelbësore për t’u dhënë ndihmën e duhur familjeve të prekura dhe banorëve të zonës.
Bëjm thirrje për angazhim dhe përkushtim të domosdoshëm, që banorëve të fshatit Vajzë dhe zonave përreth t’u jepet mbështetje e menjëhershme!

About Redaksia

Check Also

Katër vite që nuk është kapur asnjë gram kokainë/ Denoncimi i gazetarit për shifrat e trafikut të drogës

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se organizatat kriminale shqiptare kanë arritur përmasa alarmante, duke trafikuar …