Shkrimtares Vilhelme Vranari

Agim Bajrami

Ca hije gri i’a veshin sytë,
(Se mosha bën të vetën),
Vetveten shkrin për letërsinë,
Por dhe për të vërtetën.

Nga libri i parë, gjer tek i fundit,
Tashmë ështe bërë një mal,
Heronjtë çdo natë i’a prishin gjumin,
Por ajo prapë nuk ndal…

Shpesh herë agimet e gjejnë zgjuar
Mbi vargje dhe mbi fletë,
Ajo ka ende për të shkruar
Ndaj s’mund të rrijë e qetë.

Pak pluhur fshin nga një ballë trimi
T’i japë shkëlqim të ri,
Në këtë kohë kur marrëzitë
i veshin me lavdi.

Atdheu dhe kënga e flamurit
Çdo mal që sheh mbi Vlore,
Nga pena e saj i’u shtohet nuri
Dhe ngjajnë më madheshtor.

Mbaron një këngë, apo roman
Të nisë shpejt një të ri,
Cdo frazë i saj diell shpërndan
Nje botë me dashuri.

Sa herë tentuan ta rrëzonin
Aq herë, në këmbë u çua,
Vranarët flasin veç me diejt
Qofte burrë ky, apo grua.

E gjerë, e thellë, si vetë deti
Që flet me dallgë dhe valë,
Vilhelme s’është veç emër mbreti,
Por dhe një penë, që s’ndal.

About Redaksia

Check Also

Botohet në Itali një roman në 75 vjetorin e pushkatimit të 22 intelektualëve

Me rastin e 75 vjetorit të pushkatimit të 22 intelektualëve shqiptarë nga dikatorura komuniste, profesor …