11 familjarët që iu dogj banesa në qiell të hapur, deputetja PD kërkon trajtim urgjent nga qeveria

Deputetja e PD, Denisa Vata ishte sot pranë 11 anëtarëve të familjes Musta në Klos të cilëve iu shkrumbua banesa nga zjarri mbrëmjen e djeshme.

Nga banesa, vetëm një dhomë ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa e gjithë çatia e katit të dytë është shkrumbuar.

Në një postim në Facebook deputetja shkruan se, rasti duhet të trajtohet me përgjegjësi institucionale dhe shpejt pasi familja trajtohet me ndihmë ekonomike dhe është në kushte të rënda ekonomike.

Reagimi

Sot isha në Klos, së bashku me këshilltarin bashkiakë Edison Leti, pranë familjes që ka pësuar dëme të rënda nga zjarri në banesë mbrëmjen e kaluar.

Nga banesa, vetëm një dhomë ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa e gjithë çatia e katit të dytë është shkrumbuar. Në këto kushte, sidomos në mes të dimrit, familja ndodhet përballë një situate shumë të vështirë.

Shkaku i zjarrit ende i pakonfirmuar.

Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për një familje që trajtohet me ndihmë ekonomike, është pa punë dhe jeton në kushte të rënda ekonomike, kërkohet trajtim urgjent dhe me prioritet, përtej vlerësimit formal nga bashkia Klos.

Raste të tilla kërkojnë veprim të shpejtë dhe veçanërisht kur kushtet klimatike e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Kjo çështje do të ndiqet nga këshilltarët e opozitës dhe nuk do të lihet në harresë.

About Redaksia

Check Also

Deputeti socialist shpërthen kundër qeverisë/ “Po falimentojnë blektorinë duke shitur qumështin me aflatoksinë”

Çfarë thotë postimi i Braçes: Denoncimi: Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra …