Amerikanët në SPAK/ VanHorn me mesazhin e Rubios: “Do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen”

Ambasada amerikane në Tiranë,pak minuta më parë në faqen e saj në facebook ka postuar pamjet e takimit të kreut të ri të SPAK, Klodian Braho icili takohet me Nancy VanHorn e ngarkuara me Punë e SHBA, takimi u krye në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i Ambasadës

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimi zbardh detajet/ Telefonata 11 minutëshe e Ballukut me banditë për të kërcënuar dëshmitarët

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë Një element që Kryetari i grupit parlamentar të …