CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Berisha: Rama do ishte gati ta helmonte në mesnatë Lubinë po të mos ishte dosja e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama do të ishte i gatshëm të eliminonte politikisht edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nëse nuk do të ishte i kushtëzuar nga dosjet që, sipas tij, rëndojnë mbi kryeministrin.

“Rama po mbron Balluku në aparencë, për t’u përgjigjur me fjalët se ku e lexova, ai do ishte gati ta helmonte në mesnatë atë po të mos kishte dosjen e vet.

Në këtë aspekt, Spaku edhe mund të lëshojë ndonjë urdhër mbrojtje sepse ai është i aftë të kryejë çdo krim për të mbrojtur veten e tij.

Në fakt Lubia është hajdutja më e madhe në historinë e kombit pas Edi Ramës, por për tunelin e Llogarasë, ajo është vetëm një shërbëtore e tij.

Vetëm sa ka firmosur ato që i kanë thënë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët në një koalicion të gjerë

Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, duke iu rikthyer çështjes së Erion Veliajt, përtej kërcënimeve …