Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, tryeza e dialogut opozitar mbetet e hapur për të gjithë ata që e konsiderojnë veten pjesë të opozitës, duke theksuar se synimi i vetëm i kësaj nisme është ndërtimi i një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë.
Sipas Berishës, ftesa është pa përjashtime dhe pa kushte, ndërsa komentet e bëra para tryezës nuk do të ndikojnë në këtë proces bashkërendimi opozitar.
“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime.
Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur.
Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie.
Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës”, tha Berisha.
Gazeta RD