Nga Elkier BUSHKOLAJ
Brenda 4 muajve të fundit, qyteti bregdetar i Durrësit u përmbyt për herë të tretë, teksa kësaj radhe vërshimeve të ujit nuk iu shpëtoi asnjë lagje e këtij qyteti, duke nisur nga Currilat deri në Shkozet dhe nga Durrës Yachts Marina në Spitallë.
Durrësi është shembulli më i qartë i menaxhimit të një qyteti të qeverisur nga e majta, e cila drejton pushtetin lokal në këtë qytet që prej vitit 2000, kur zgjedhjet i fitoi doktori Miri Hoti, i cili mposhti rivalin e tij Arqile Gorrean. Më pas, në vitin 2003, garën për Bashkinë e Durrësit e fitoi socialisti Lefter Koka, i cili mposhti kandidatin e PD-së, Avni Hoxha.
Në vitin 2007 nis epoka e Vangjush Dakos, i cili e drejtoi këtë qytet deri në vitin 2019 për gati tre mandate, pasi mposhti në zgjedhje respektivisht Armand Telitin në 2007, Ferdinand Xhaferrin në 2011 dhe Grida Dumën në 2015. Pas tij, në krye të Bashkisë së Durrësit, në zgjedhjet e vitit 2019, ku opozita bojkotoi, u emërua Valbona Sako, e cila u bë “kurban” i tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019.
Në vitin 2021, në zgjedhjet e pjesshme, kryetare bashkie u emërua Emirjana Sako, e cila u rikonfirmua edhe në vitin 2023. Ndërkojë Kryeministri që qeveris vendin prej 2013 dhe që në vitet 2021-2024 ka qënë deputet i listës Qarkut Durrës bashkë me Jurgis Cyrbjen dhe Rrahman Rrajën, fajin për përmnytjet e kërkon tek qytetarët që sipas tij mbetjet i hedhin në kanale dhe jo tek inceneratori.
Gazeta RD