Leskaj pranë banorëve: Papërgjegjshmëri e qeverisë, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe shpallja e fatkeqësisë natyrore

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, së bashku me kryetarin e PD Vlorë, Hysni Sharra, Atird Hoxha dhe kryetarin e grup-seksionit të Novoselës, Sulo Peshtani ishin sot pranë banorëve në zonat e prekura nga përmbytjet, duke u njohur nga afër me situatën e vështirë të banorëve.

Gjatë prononcimit të tij, Leskaj denoncoi refuzimin e qeverisë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, duke mos zbatuar as ligjin e vitit 2019 për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

Ai theksoi se kjo papërgjegjshmëri ka lënë familjet, bizneset dhe pronat e dëmtuara pa dëmshpërblim, ndërkohë që shumë banorë nuk kanë marrë ende kompensimet e mëparshme.

Leskaj e cilësoi situatën si një provë të qartë të mungesës së përgjegjshmërisë së qeverisë duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të mbështetur banorët e zonave të prekura.

About Redaksia

Check Also

Rritja e çmimit të karburanteve, Tabaku: Abuzim dhe korrupsion i hapur!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kompanive të karburanteve për rritjen …