Përmbytja e Durrësit, Bylykbashi: Zona e Kënetës nën ujë, është bllokuar kanali nga Bashkia

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka dalë në terren për të vëzhguar nga afër situatën e rëndë me përmbytjet në Qarkun e Durrësit.

Ai ka shpjeguar se si janë bërë investimet në kanalet kulluese pa asnjë projekt dhe pa studime të mirëfillta në terren për të bërë të mundur largimin e ujrave.

Në pamjet e publikuar duket edhe zona e kënetës në Durrës që është e gjitha nën ujë.

Bylykbashit tregon për abuzimet që janë bërë në masë nga fondet publikë për kanalet kulluese por edhe hidrovorët që nuk punojnë.

Bylykbashi thotë se po rrëshqet toka e varrezave, si pasojë e ndërtimit pa studim të kanalit të ujërave të larta.

“Kjo është zona e varrezave dhe poshtë është kanali që sipas planifikimit të kryetares së bashkisë dhe kryeministrit, do të jetë kanali i ujërave të larta. Një pjesë është mbyllur.

Ndërkohë shikoni se çfarë po ndodh, ka filluar të rrëshqasë toka, është shkëputur nga traseja për të rrëshqitur në drejtim të kanalit.

Ja si dhe ka nisur shkëputja e dheut pak më tutje. Investim i bërë pa asnjë studim dhe me pasoja afatgjata.

Ndërkohë ja dhe situata në zonën përballë ish-kënetës. Ky kanal duhej të mbante ujërat e larta dhe një pjesë është mbyllur sipas kryetares së bashkisë, por ky kanal nuk i mban dot ujërat dhe ato derdhen në drejtim të kënetës”, shprehet Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Rama po na izolon, më 24 janar të bashkohemi për të mbrojtur Shqipërinë nga babëzia, korrupsioni e kartelet e qeverisë!

Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se, jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë …