Rama nuk e lëshon Ballukun, urdhëron Peleshin t’i verë kyçin Kuvendit!

Mazhoranca vijon të mbrojë me vetëmohim zëvendësen e Edi Ramës të marrë nën hetim nga SPAK dhe me një kërkesë nga prokuroria për heqjen e mandatit të saj dhe arrestimin.

Sërish Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku.

Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur.

About Redaksia

Check Also

Ushtarit të Ramës në Gjykatën e Lartë i ka mbaruar mandati/ E mbajnë aty për të liruar Veliajn

Belind Këlliçi Personat që garantojnë drejtësinë për qytetarët shqiptarë, sigurisht dalja në këto aktivitete, jo …