Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit.

Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …