Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat

Rëndohet edhe më shumë situata e përmbytjeve në qarkun e Fierit për shkak të vërshimeve që vijnë nga lumenjtë Vjosë dhe Shkumbin.

Gjendja mbrëmjen e sotme në Ferras të Fierit ka qenë kritike, teksa është kërkuar edhe evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Shkak është bërë çarja e argjinaturës pas prurjeve të mëdha dhe përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut dhe investimet e këqija të autoriteteve vendore dhe qendrore.

Mësohet se dëmtimi është lokalizuar te argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras.

Si pasojë uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar të gjithë banesat. Ndërkohë raportohet se po merren masa për evakuimin e banorëve. Situata vijon të jetë alarmante.

About Redaksia

Check Also

Rritja e çmimit të karburanteve, Tabaku: Abuzim dhe korrupsion i hapur!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kompanive të karburanteve për rritjen …