Ai tha se, të gjithë e dimë që investimi i parave të mafies është në sektorin e ndërtimit, por në fakt mafia sot në Shqipëri ka kapur dhe një sektorë tjetër jetik, atë të ushqimit. Më pak i ekspozuar në krahasim me sektorin e ndërtimit.
Ai theksoi se kur mafia investon në këtë sektor, ulen të gjitha standardet e sigurisë ushqimore dhe askush nuk guxon kush t’i kërkoj llogari ndërkohë që po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë.
“A guxon kush t’i kërkoj llogari atyre që sjellin ushqime të skeduara, oriz sintetik, pula me salmonelë, peshk me parazitë apo produkte me substanca kancerogjene. Këta tregtarë droge që kanë investuar në sektorin ushqimor, po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta”, tha biznesmeni.
Po ashtu ai deklaroi se sipërmarrës të ndryshëm kërcënohen edhe me jetë nga personazhe të krimit dhe të lidhur me pushtetin për të bashkëpunuar me ta dhe jo me partnerët që kanë pasur prej vitesh.
“Pak muaj më parë arritën të terrorizonin një nga furnitorët tanë, kishim një bashkëpunim prej 15 vitesh. Më thotë: “vëlla të lutem, nuk mund të bashkëpunojmë më bashkë, më kanë ofruar para që ta heq përfaqësinë tuaj, pasi u thash jo, më kërcënuan. Kam fëmijë për të rritur, do ndërpresim bashkëpunimin”. Dhe ky nuk është një rast i izoluar, ka plot biznese të cilat janë të kërcënuar, të shanatazhuar, disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje”, deklaroi ai.
Gazeta RD