Vjedhja e çmendur e firmosur në Abu Dhabi

Pjesë nga Intervista me Arben Ahmetajn

Çim Peka: Që kanë qenë bashkë në Abu Dhabi.

Arben Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, ka qenë bashkë në Abu Dhabi, për kompanitë, për përzgjedhjen e kompanive. Dhe flitet që me vizitën e një ish-ministri të Brendshëm, është zgjedhur një kompani X. Tani, këtu ka shumë detaje. E para njëherë, dua të rreshtoj që shuma që kreu i organizatës e ka çuar, e filloi me 60, e ka çuar 140. Dhe dua t’i them shqiptarëve që..

Çim Peka: 140 çfarë?

Arben Ahmetaj: Milionë dollarë janë kredi nga Abu Dhabi, i dhënë një kompanie të Abu Dhabit, pa tender. Projektet e veta ky që i ka qejf vetë, që shkojnë afër vetes vetë edhe i çon aty ku do ky, sigurisht që ja jep kompanive pa tender.

Dhe në rastin e Smart City, që nuk është Smart City, po e thotë kot, e bën kështu si, është Safe City. Pra, është qyteti i sigurt. Dhe qyteti i sigurt i ka dështuar disa herë këtij, por në rastin konkret, e para njëherë, një shqetësim qytetar që le ta ndajnë qytetarët.

Ore, të dhënat tona, retinën e syve, targat, si mund t’i ketë një vend jashtë NATO-s?

Ore po të isha cinik, do thosha, s’kam asgjë me vendet e gjirit unë, unë i respektoj shumë. Për punën që bëjnë. Jo mor, infrastrukturën kritike siç janë të dhënat, dua ta ketë një kompani e NATO-s. Nuk mund ta ketë një kompani jashtë NATO-s. Një kompani e çertifikuar madje, se janë të dhënat e shqiptarëve, të dhënat e shqiptarëve janë pasuri. Ne s’kemi as ar as uranium. Dakord?

Si e lë kam unë infrastrukturën kritike një kompanie andej?

Se do kreu i organizatës, ka vajtur së bashku me anëtarët e bandës, ka bërë dill (marreveshje andej se si do veprojnë. Ka marrë dhe ca para nga Abu Dhabi me 4% dhe se i do qejfi dhe ja jep kujt i do qejfi. Do kaloj te kostot.

Pra, ky është problemi i parë. Është infrastrukturë kritike. E dyta janë kostot. Kostot janë realisht gjashtë-shtatë herë ë mbi, mbi. Kam marrë ca, kam marrë ca artikuj që se e ka zakon kur do të shkojë diku, fillimisht promovon artikuj. Promovon për shembull, kur desh të shkonte tek, kur desh të shkonte tek, ëh, që gjithë këto të furnizonin inçeneratorin e Tiranës, gjithë qytetet e tjera, filluan dilnin, po e mban mend në televizionet kombëtare, plehrat në Durrës, plehrat në, e ka zakon këtë.

E shtyn vetë, sigurisht, siç për shembull shtynte ë, te një televizion kombëtar luftën kundër Fatmirit, pastaj kundër Erionit, pastaj kundër Ditmirin, pastaj kundër Damianit, pastaj kundër meje.

Kundër meje mbajti dy muaj, te këta një javë e mbajti.

Dhe, kostot janë, zoti Peka, ja ku i ke.

Kostot janë realisht, gjashtë shtatë herë. Domethënë, ja t’i them shqiptarëve çfarë do të ndodhi.

Janë 2000 e 239 kamera të një lloj teknologjie. I them specialistëve dhe atyre që merren me sigurinë kombëtare, shihni dhe një çikë teknologjinë këtu, se mund të jetë teknologji hostile. Armiqësore. Dhe besoj se, specialistët e sigurisë e kuptojnë shumë mirë çfarë jam duke thënë me teknologji ose shikojeni. Investigojeni. Mund, mund të mos jetë, unë dua të mos jetë kështu se unë nuk e dua infrastrukturën kritike në duar. Po të isha cinik, do të thosha një moment zoti Peka, më mirë në duart e kompanive arabe sesa në duart e kriminelëve siç janë sot. Me TIMS-in, sa janë futur në duart e TIMS?

Çfarë ka bërë SPAK-u? Unë qesh kur tha do ta çoj në SPAK. Çfarë do të çosh në SPAK o derbardhë. Në SPAK merret e gropose edhe merren me pllaka. Çfarë do të çosh o derbardhë.

Tashi, tashi kostot janë 5000 gati, 5000 kamera të shtyllëzuara, dhe 3816 kamera trupi. Kamerat e trupit, me atë shtesë që i është bërë, pra, këtu dalin, që ta dinë shqiptarët, kamerat të përfshira me sistemin, 15.723 dollarë kamer…

Çim Peka: Kamera e trupit 15.000 dollarë?

Arben Ahmetaj: Po more, të të të asocijuara me, më fal, të asocijuara me sistemin. Një çmenduri. Pra shqiptarët paguajnë për këtë 15.723 dollarë për një kamerë trupi. Çmenduri. Një çmenduri. Dhe ka dy elementë të tjerë këtu. E mbani mend që policia dikur pati kamera trupi?

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Një numër shumë të madh? 5.7 milionë euro kushtoi atëherë. Në kohët e Tahirit. 5.7 milionë euro. Tani është gjysma e fondit që u shkon vetëm me shtesë, vetëm për kamera ë trupi. Dhe mos harroni që ka dhënë 70 milionë dollarë Banka Botërore për monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni që çdo, që çdo bashki ka investuar tek Smart Safe Cities. Për çfarë e bën këtë projekt? Për veten e vet. Për çfarë? Për çfarë? Kujt do t’ia japi? Ku shkojnë, ku shkojnë kompanitë? Dhe e mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Mua më ka ardhur anash, s’më ka përdorur ndonjëherë kështu për këto.

S’kam qenë ndonjëherë depozitë e tij. Po sigurisht që mua më nxorën pritë dhe pushkën e kishte Altini. Gjithsesi, edhe shkon Xhemali firmos. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër. Ky ikën, se ky është i paprekshëm.

Çim Peka:  Kush ka firmosur për këtë tani?

Arben Ahmetaj: Xhemal Qefalia që e emëroi zëvendësministër.

Çim Peka: Zëvendësministër, po.

Arben Ahmetaj: Ai e kam përshtypjen.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Ta. Shiko një çikë këtë se është e bukur kjo. Policia vëzhgon gjithçka. Është një 18 maj 2022. Shikoni një çikë. 800.000 euro, ë? 800.000 euro për jetën që lidh sistemet e kamerave në biznes. Për çfarë i harxhon këto para nga buxheti i shtetit ky prapë e prapë e prapë e prapë e prapë? Ë?

Apo bën Belinda, aq i dilte me gjithë sistemin, 52.000 euro një kamerë tek monitorimi i rrugëve.

Çim Peka: 52.000 euro një kamerë?

Arben Ahmetaj: E 200. Një kamerë duke përfshirë sistemin. 52.000 për një kamerë paguajnë shqiptarët. 52.000 në njërën anë, 15.000 për një kamerë trupi në anën tjetër. Ore e kam thënë te AKSHI, janë shtatëfish kostot. Po pse s’i investigoni? A i kërkova shqiptarëve unë t’i investigojnë?

Tek Gaxho. Unë e kam bërë një investigim tek Gaxho, te Gaxheli. Gaxheli i madh. E kam bërë. Do ta shikosh? Po.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Janë kosto që lëvizin me shtatëfish. Shikoje një çikë këtu. Okej. Ja ku e ke. Këtë mi ka dhënë Gaxho ë? Jo Gaxhoja vetë se Gaxhoja vetë vret veten para se të më japi mua këto se Gaxhoja zgjohet edhe fle me frikë nga kreu i organizatës.

Por, këtu ke, ka marrë në sistemin doganor, në 10 vitet e fundit, janë, janë importuar, zoti Peka, 50 milionë euro sisteme të ngjashme me një sasi 1 milion pajisje dhe sisteme sigurie.
Që ndërkohë që Edi Rama po ble rreth 800 pajisje për 140 milionë dollarë. Pra, janë fakte. Domethënë nuk janë sajesa, janë nga sistemi doganor. Ja ku e ke. Ja ku e ke. Në 10 vitet e fundit, janë 1 milion, pra janë 1 milion pajisje dhe sisteme sigurie të cilat kanë kushtuar te 50 milionë euro. Dhe kur ky del e thotë që është bërë një punë spektakolare.

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: Rama e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE, ndërsa SHBA…

Nga Luçiano BOÇI …dhe ky e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE-së, ndërsa …