13 vite pa investimeve në Vlorë, fajësojnë PD-në dhe Berishën?!

Kryetari i Grupit të PD në Këshillin Bashkiak Vlorë, Atird Hoxha ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PS, Vullnet Sinaj, duke e akuzuar për manipulim politik dhe shmangie të përgjegjësisë për mungesën e investimeve në zonë.

Ai thekson se përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë qenë në terren në solidaritet me banorët e prekur, ndërsa pretendimet se rruga është ndërtuar jashtë standardeve i cilëson si justifikime politike. Sipas Hoxhës, për 13 vite nuk është investuar asnjë fond për mirëmbajtjen e saj.

Reagimi

“Korteksi frontal” lind me njeriun dhe zhvillohet gjatë jetës, te ky, kaq është maksimumi.

Për këtë, me thënë të drejtën, çdo fjalë është humbje kohe, por kur e dëgjon, të cingris pak nervat dhe, do s’do, dalin ca rreshta për këtu në Facebook.

“Reagimi i PD-së nga Vlora”, thotë… yyy, ooo shoku Vullnet, ishim aty, madje përpara teje. Në solidaritet të plotë me familjarët e dy banesave të dala jashtë përdorimit dhe me banorët e tjerë të zonës. Por ti nuk e ke hallin e tyre, ti ke hallin e Partisë.

“Rruga është bërë në kohën e PD-së, jashtë standardeve”, thotë… yyy, ooo shoku Vullnet, paske edhe aftësi për të dalluar standardet e rrugëve?

Mos ke folur me ata “fallxhorët” që e lanë Vlorën 5 ditë pa ujë dhe fajin ia hodhën investimit të Saliut?

Apo me ata “fallxhorët” që Saliu paska mbytur edhe Novoselën me ndërtimin e rrugës “Levan–Vlorë”?

Po, ka 13 vjet që ajo rrugë është ndërtuar dhe do të të jap të drejtë vetëm nëse më thua sa lekë janë investuar në këto vite për mirëmbajtjen e saj.

Ta them unë, se ti dukesh nuk merr vesh nga këto, qeveria më e korruptuar, me përfaqësues si ti në zonë, nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e saj.

Por kjo për ju nuk ka rëndësi. Për ju rëndësi ka vetëm t’ia hidhni fajin Saliut, që kështu të justifikoni mungesën e investimeve në këtë zonë.

Ju jeni turp, por do t’ju vijë dita e gjykimit.

Për ndonjë që nuk e njeh këtë qëdëgjoni, ky është “deputeti i skaduar” i Partisë Socialiste.

About Redaksia

Check Also

Rrugaçi i Pranuar/ Portreti i Hipokrizisë Majtiste

Kostana Ana Morava Pra po na përsëritet ajo që prej më shumë se 20 vitesh …