Berisha: AKSHI i ka eksportuar të dhënat tek armiqtë e NATO-s! Kjo është tradhti e lartë kombëtare…

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, AKSHI i ka eksportuar të dhënat tek armiqtë e NATO-s! Kjo është tradhti e lartë kombëtare.
Berisha denoncoi gjithashtu keqmenaxhim, abuzime me tendera dhe emërime të dyshimta në pozicione kyçe të sigurisë kibernetike, duke theksuar se këto veprime cenojnë rëndë sigurinë kombëtare dhe forcojnë nevojën për reagim të fortë opozitar ndaj qeverisë aktuale.
“Ngjarjet e AKSHI-t nuk janë të regjistruara në historinë e Europës.
Ndërmarrje shtetërore që merr peng për tendera, kjo tejkalon çdo lloj… merr peng se tenderat duhet t’i fitojë baxhanaku.
Ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t.
Ndërmarrje ku qindra milionë vidhen me zero investim. Me zero blerje. Me zero shitje. Zero import dhe transferim i të gjitha shumave në llogarinë…
Ndërmarrje shtetërore që të gjitha të dhënat i eksporton në akt kriminal tek armiqtë e Shqipërisë, armiqtë e NATO-s.
Duke vendosur në pozitat më kyçe njerëz të tyre.
Këtu nuk ekziston asnjë mekanizëm i sigurisë kombëtare. Por kjo e AKSHI-t ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare.
Personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta. Dhe i emëruar nga Ergys Agasin, njeriu që shoqëronte Ramën në Davos.
Njeriu që festonte dhe stërfestonte me Ramën sa në vilën e Gjushit, aq edhe në vilën e tij.
Dhe këto tani janë publike.
Fatmirësisht këto janë të njohura, sepse dëshmitarët e marrë peng i kanë dëshmuar këto.
Pra, gjithçka është në favor të opozitës.
Gjithçka është premtuese për opozitën.
Opozita duhet të ngrihet e betuar që do ta largojë nga pushteti.
Dhe unë kam besim se këtë mision do ta përmbushim me sukses”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rrugaçi i Pranuar/ Portreti i Hipokrizisë Majtiste

Kostana Ana Morava Pra po na përsëritet ajo që prej më shumë se 20 vitesh …