Berisha: Intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë!
Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë Berisha tha se, Durana e Troplinëve ka kontrolluar çdo të dhënë të shtetit.
“Ndërkohë, duhet të shtoj se intervista e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ishte autopsia më e thellë e vjedhjeve dhe korrupsionit të Edi Ramës me dosje, me dokumente dhe fakte.
A mund të imagjinoni ju, Durana zona teknologjike e Durrësit, de facto territor komplet i Troplinëve, të cilët me Agasin kanë kontrolluar çdo të dhënë të këtij shteti nga dosjet më sekrete të prokurorive, gjykata, shërbimit të fshehtë tek çdo lloj e dhënë tjetër.
Durana e Edi Ramës me Troplinët.
Ato dosje janë një aktakuzë më e rënda edhe për sistemin e kapur të drejtësisë.
Sa herë është denoncuar dosja e Porto Romanos? E Ekoparkut në Durrës?
Me dhjetëra, në mos qindra herë. Me dokumente, me çdo gjë.
Asgjë nuk ndodh.
Pse? Se është direkt Edi Rama dhe thjeshtra të implikuar në të. E njohur kjo.
15 mijë euro kamera e policit, u garantoj që kush në botë në asnjë vend nuk e vendosin policët 15 mijë euro kamera.
Po ka kjo? Është njëlloj si historia e kapeles së policit. Polici suedez, kapelja e tij 15 euro. Kapelja e policit shqiptar 320 euro me Plarentin që kalon nga një studio në tjetër, një hajdut i shpifur që ka ndarë paratë me Ramën.
Të gjitha këto kanë vetëm një konkluzion.
Është populli dhe vetëm populli ai që duhet t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar, largimin e tij një minutë e më parë nga pushteti”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rrugaçi i Pranuar/ Portreti i Hipokrizisë Majtiste

Kostana Ana Morava Pra po na përsëritet ajo që prej më shumë se 20 vitesh …