Berisha: Kryesia do përcaktojë datën e protestës së ardhshme! Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e vazhdueshme

Kryetari i PD, Sali Berishatha se Kryesia e Partisë Demokratike do të përcaktojë së shpejti datën e protestës së ardhshme, duke theksuar se protestat e vazhdueshme janë e vetmja rrugë për largimin e qeverisë aktuale.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se alternativat e tjera janë iluzive dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë në vijën e parë të reagimit kundër pushtetit, ndërsa vlerësoi si pozitive zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
“Është diskutuar dhe menduam që të jetë kryesia sepse domosdoshmëria e protestave, pra koha për protestë ka kaluar në fakt, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme, duke theksuar edhe njëherë, rruga e vetme… se duhet të jemi shumë të ndershëm dhe të kthjellët…. rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme.
Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzive.
Nëse besojmë se Edi Ramën do ta marrin me vete dosjet dhe krimet e tij, ne gabohemi, dhe nuk duhet të gabohemi.
Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur.
Në qoftë se ne ai presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia, të themi e SHBA, që ka motiv të plotë, qoftë me dosjen e Bilalit, qoftë me dosjen e McGonigalit, përsëri ne nuk jemi realistë, pasi ky proces dhe ky problem është i komplikuar, nuk është një problem i thjeshtë.
Por ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët shqiptarë.
Unë mendoj se zhvillimet janë pozitivë në krahun e opozitës.
Janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron.
Juve u kujtohet, në San Paolo, pika e parë e rendit të ditës ishte Venezuela, pika e dytë ishte Shqipëria, për ngjashmëritë që ka Maduro me Ramaduron.
Kam bindjen se partnerët tanë, kudo, nga këto zhvillime, do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rrugaçi i Pranuar/ Portreti i Hipokrizisë Majtiste

Kostana Ana Morava Pra po na përsëritet ajo që prej më shumë se 20 vitesh …