Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, njerëzit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Shqipëria nuk do ti shohë më me sy.
Berisha theksoi se Shqipëria ka arritur një pikë ku nuk mund ta tolerojë më këtë qeverisje dhe se Rama ka fituar urrejtjen e thellë të popullit.
“Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat.
Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t’i shohë me, nuk do më t’i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe”, tha Berisha.
Gazeta RD